Qëlluan nga makina të maskuar me silenciator, detaje të reja…

Qëlluan nga makina të maskuar me silenciator, detaje të reja…

10:21, 25/05/2020
A+ Aa A-

Më tepër se 24 orë pas vrasjes së 26 vjeçarit Kristian Breshanaj, krimi mbetet pa autor. Policia e Vlorës ka punuar gjatë gjithë këtyre orëve për kapjen e autorëve, ngritjen e pistave të hetimit si dhe trajektoren që kanë ndjekur autorët.

Pista kryesore e hetimit mbetet aktiviteti i mundshëm kriminal në Belgjikë, teksa policia e Vlorës konfirmon gjithashtu se i riu 26-vjeçar ka konflikte të mëparshme edhe në qytetin e Vlorës, si dhe nuk përjashtohet një prishje e pazareve të drogës.

Pra, policia po heton në 3 pista, koha e qëndrimit dhe aktiviteti në Belgjikë, larja e hesapeve dhe trafikim i lëndëve narkotike.

Nga burimet brenda policisë së Vlorës konfirmohet se autorët kanë qenë të maskuar.

Ata kanë goditur nga brenda makinës duke u afruar pranë viktimës, kanë qëlluar me silenciator për mos u dëgjuar krismat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco