'Iku pas mesnate, doli nga dritarja'/ Detaje nga zhdukja e 12-vjeçares në Durrës. Po flinte te gjyshja

'Iku pas mesnate, doli nga dritarja'/ Detaje nga zhdukja e 12-vjeçares në Durrës. Po flinte te gjyshja

19:25, 24/05/2020
A+ Aa A-

Një 12-vjeçare në Durrës figuron e zhdukur prej një jave. Vajza me incialet I.V banuese në lagjen 7 të qytetit është larguar nga banesa që me 17 maj dhe nuk është kthyer më.

Prindërit e kanë denoncuar ngjarjen në polici dhe sipas tyre ende nuk kanë rënë në gjurmë të saj.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4, të qytetit bregdetar, ndërsa vajza është larguar në mesnatën e 17 majit, kur flinte tek gjyshja, ku ka dalë nga dritarja e banesës që ndodhet pas Pallatit të Kulturës.

“Jam një nënë nga Durrësi. Kam një hall shumë të madh. Më është zhdukur vajza 12 vjece nga shtëpia në të gdhirë të së dielës, në datën 17 maj të javës së kaluar. Inicialet e vajzës janë I.V”, është shprehur më herët për mediat nëna e vajzës. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco