Aksidentet nuk i ndal as Bajrami, përplasen dy makina në aksin Fier-Seman

Aksidentet nuk i ndal as Bajrami, përplasen dy makina në aksin Fier-Seman

18:39, 24/05/2020
A+ Aa A-

As kufizimi i lëvizjeve dhe as festa e Fitër Bajramit nuk i ndal aksidentet rrugore në Shqipëri.

Pak minuta më parë, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë Çlirim, raporton Syri.net.

Siç shihet në videon e mëposhtme, makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme por fatmirësisht nuk ka patur lëndime në njerëz.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco