Zhduket 12-vjeçarja/ Nëna: Nuk e dimë se kush po na e mban vajzën tonë

Zhduket 12-vjeçarja/ Nëna: Nuk e dimë se kush po na e mban vajzën tonë

18:35, 24/05/2020
A+ Aa A-

Një vajzë 12-vjeçare në qytetin e Durrësit rezulton e zhdukur prej disa ditësh, ndërsa nëna e saj thotë se e kanë denoncuar rastin në komisariat.

“Unë kam tre vajza dhe 12 vjecçe kam të mesmen. Nuk kam punuar, sepse jam marrë me rritjen e fëmijëve. Kemi kërkuar prej 1 jave në çdo vend të Durrësit. Kemi kërkuar nëpër shoqe shkolle e deri tek të afërmit, por askush nuk ka dijeni”, tregon nëna.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për News 24 se nëna e vajzes thotë se nuk kanë lënë vend në Durrës pa kontrolluar, së bashku me bashkëshortin e saj.

Ajo shprehet se kanë kontrolluar me makinë dhe nuk kanë gjetur asgjë.

“Nuk kemi gjetur asgjë. Nuk e dimë se kush po na e mban vajzën tonë”, thotë nëna e të miturës të zhdukur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco