Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Ekzekutimi mafioz në Vlorë/ Zbulohet e shkuara e viktimës

Ekzekutimi mafioz në Vlorë/ Zbulohet e shkuara e viktimës

11:57, 24/05/2020
A+ Aa A-

Detaje të reja dalin për ngjarjen e orëve të para të mëngjesit të së dielës në Vlorë, ku mbeti i ekzekutuar pranë banesës së tij 25 vjeçari Kristjan Breshanaj.

Sipas burimeve nga policia, Breshanaj nuk ka qenë një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ai më herët ishte ndaluar për vepra kriminale të lidhur me drogën.

Kristjan Breshanaj është arrestuar në vitin 2014 së bashkë me shokun e tij, Nasho Alushi ndërsa drejtonin një mjet tip Wolksvagen me targa AA 225 AN, brenda së cilët u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kanabis sativa.

Të dy të rinjtë në atë kohë 20 dhe 22-vjeçar u arrestuan në kushtet e flagrancë për veprat penale ‘prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘drejtim mjeti në mënyrë të parregullt’, pasi Breshanaj nuk dispononte as leje drejtimi.

Dyshimet kryesore të Policisë së Vlorë momentalisht lidhen me përfshirjen e tij në aktivitete kriminale në Belgjikë nga ku 25-vjeçari ishte kthyer në muajin shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco