Vrasja në Vlorë/ Dëshmitë: Dëgjuam ulërima, viktima nuk ishte problematik, erdhi policia…

Vrasja në Vlorë/ Dëshmitë: Dëgjuam ulërima, viktima nuk ishte problematik, erdhi policia…

09:56, 24/05/2020
A+ Aa A-

Një vrasje më armë zjarri ka ndodhur në Vlorë dhe për pasojë ka humbur jetën një 25-vjeçar. Sipas njoftimit zyrtar të policisë shtetasi Kristian Breshanaj është gjetur i vrarë me armë zjarri në lagjen “Uji i Ftohtë” pranë zonës së quajtur “7 pallatet”, në rrethana ende të paqarta.

 Ngjarja ka ndodh në orën 12.30 të natës dhe mësohet se autorët kanë pritur në hyrje të banesës 25 vjecarin Kristian Breshani. Dyshohet e kanë qenë 2 autorë të maskuar me një makinen tip “BMË” me targa greke.

Ata kanë qëlluar me bresheri në drejtim të 25 vjecarit. 5 plumba kanë depërtuar në trup. Më pas autorët janë larguar dhe kanë djegur makinën në lagjen 10 korriku. Brenda makinës është gjetur dhe arma tip kallashnikov.

25 vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Mësohet se 25 vjeçari kishte vetëm 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika, çka është dhe pista kryesore e hetimit. Kristjan Breshanaj, njihej si një person pa probleme me drejtësinë, dhe është djali shefit të Ranimacionit në Vlorë.

Ndërkohë që fqinjë të viktimës në Vlorë, e cila tregojnë se i riu nuk ishte problematik, ndërsa qëndronte në shtëpi, pasi nuk punonte. Një banore e zonës i tha Balkanëeb se kishte dëgjuar ulërima gjatë natës, dhe mendonte se mos dikush ishte i sëmurë.

Ndër të tjerat ajo tha se një prej plumbave që kanë qëlluar autorët, ka hyrë në derën e një prej fqinjëve.

“Djali nuk ishte problematik. E kishim gjiton këtu. Shikonte punën e tij, ishte djalë i qetë. Nuk punonte, rrinte në shtëpi. Unë mendova se ishte ndonjë e sëmundje, se bërtisnin. Fqinja ka plumbin në derë. Nuk e dimë se pse mund të jetë vrarë. Ishte djalë i mirë. Babain e ka mjek, nënën mësuese. Ata janë dy fëmijë, një djalë jeton jashtë në Amerikë. Viktima ishte i vogli, tjetri është i martuar”, tha fqinja.

Ndersa nje banore e zonës ku u gjeta e djegur makina I tha Syri Tve se degjuam një si shperthim pastaj erdhi policia e morri makinën e djegur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco