Pipero: Intensiteti i COVID-19 ka rënë, duhet të hapemi tërësisht

Pipero: Intensiteti i COVID-19 ka rënë, duhet të hapemi tërësisht

15:41, 23/05/2020
A+ Aa A-

Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur ditën e sotme se vendi ynë e ka kaluar fazën e rrezikut nga koronavirusi dhe se tani duhet të hapet vendi.

Pipero ka thënë se tani është koha që vendi të hapet, kështu qytetarët të mund të ekspozohen dhe të fitojnë imunitet.

Sakaq, mjeku është shprehur se grumbullimet tek Teatri do të vëzhgohen në 10-14 ditët e ardhshme, por sipas tij edhe nëse do të ketë një rritje të raste me Covid-19, personat do të jenë asimptomatikë. Mjeku u ka këshilluar qytetarëve që në grumbullime të tilla të vendosin maska.

“Shifrat dëshmojnë se intensiteti ka rënë, numrat janë pozitiv, në një ulje të qëndrueshme. Për shkak se rastet janë gjurmuar. Përgjithësisht janë raste asimptomatike. Dhe në këtë aspekt unë mendoj që ecuria është drejt mbylljes, apo përfundimit. Besoj se lirimi në këtë moment nuk na sjell dëm. Duke dalë, fitojmë ekspozim dhe imunitet. Unë do këshilloja që të jenë të hapura dhe të hapemi tërësisht. Unë mendoj për grumbullimin tek Teatri edhe nëse do jenë raste pozitive do jenë asimptomatik. Gjithsesi do të rekomandoja në grumbullime të vendoset maska dhe të ruhet distancimi social. Unë e këshilloj maskën në grumbullime. Distanca dhe kujdesi për duart është shumë  e rëndësishëm,” tha Pipero për ‘news24’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari23/05/2020 17:35

O PIPER!!! KETE THUAJA SATRAPIT TE SURRELIT, DR. EDVIN KRISTAQ MAFIAS-DROGES-HAJDUTIT!!! SEPSE NE SHQIPERI KA 1 JAVE QE INFEKTIVI NUK KA ASNJE RAST DHE ASNJE TE SHTRUAR INTENSIV. EDHE TI E DI MIRE QE NUK KA ME POR NUK TA MBAN! DUHEJ TE ISHIM HAPUR QYSH PARA 2 JAVESH! POR DUHEJ SHEMBUR NJE HERE TEATRI KOMBETAR!! A ISHE TI QE NA THE SI EKSPERT, QE ME NGROHJEN E KOHES, ME ARDHJEN E VERES, DEL DIELLI, NGROHET BYTHA, KURRIZI DHE BARKU DHE VIRUSI ZHDUKET???!!! KA 2 JAVE QE KA ARDHUR VERA, KA DALE DIELLI I FORTE, KEMI NEVOJE PER VITAMINEN D DHE JO PER TE NDENJUR BRENDA GJITHE DITEN NE ERRESIRE SI LAKURIQE NATE!!! FOLI PRA SHEFIT TEND TE QEVERISE SE SURRELIT!!!! THUAJI QE SA DO TE NA IZOLOJE BRENDA NE SHTEPI, FUNDIN E KA TE SIGURTE, AI, RILINDJA DHE DISA SI TY, QE I BENI YYYYSHSHSHSS!!! KUR I DO BYTHA JUSTIFIKOHET ME ATO QE THUA TI: "ME KA THENE DR. PIPERO!" THOTE, DHE UNE E DEGJOJ!!! KUR NUK I DO BYTHA, JO VETEM QE NUK E PJERDH FARE DR. PIPERON, POR I MBYLL GOJEN ME BYTHE DHE E URDHERON QE TE MOS FLASE!! SI DUKET SOT TE KA URDHERUAR! DIL O DR. PIPERO DHE THUAJE QE DUHET TE HAPEMI NGA E HENA E TUTJE SEPSE TEATRIN KOMBETAR E SHEMBA!!

altini23/05/2020 16:48

Po ik o Dr. Pellumbi se nuk merr vesh ti. E kemi nje te gjate aty ne Surrel qw merr vesh nga te tera, mjek i mbaruar, epidemiolog i shkelqyer. Edhe ambasadorja amerikane prandaj e takoi disa here rresht ditet e fundit, per ti mbushur mendjen te shkoje ne Amerike se e presin si ujet e paket.

Shto koment

Denonco