'Nuk mund të na ndaloni dhe ajrin'/ Thirrje për protesta te Liqeni

'Nuk mund të na ndaloni dhe ajrin'/ Thirrje për protesta te Liqeni

14:56, 23/05/2020
A+ Aa A-

Në një kohë kur qeveria ka vendosur që të mbyllë Liqenin Artificial për fundjavë, pa asnjë referencë shkencore, aktivisti Erion Kristo ka nisur një fushatë online kundër këtij vendimi.

Ai fton të gjithë qytetarët që të bashkohen, pasi është e pakuptimtë që të mbyllet e vetmja hapësirë e gjelbër që i ka mbetur Tiranës.

“Sot në ora 18, do jem te Garda, te Hyrja e Liqenit. Nuk jam dakord që liqeni të mbyllet. Nuk ka asnjë arsye shkencore ose vendimmarrje shtetërore për këtë. Do shkoj atje, me shpresën se autoritetet shtetërore do kenë ndryshuar qëndrim. Do shkoj vetëm, kështu që mos u shqetësoni ju nëpër lokale. Vëllezërit myslimanë reaguan dhe fituan”, shkruan në postimin e tij Kristo, që po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Ndërkohë mesazhi i aktivistëve mbyllet me fjalinë: NUK MUND TE NA NDALONI DHE AJRIN QE THITHIM!

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme kanë qenë të hapura vetëm farmacitë, marketet dhe furrat e bukës, dhe të gjitha bizneset e tjera kanë qenë të mbyllura, me një vendim të orëve të vona të qeverisë shqiptare.

Shumë qytetarë shprehen se është e pakuptimtë që fundjava të jetë ende e mbyllur, në një kohë kur përgjatë gjithë kësaj jave ka pasur grumbullime qytetarësh dhe protesta, si dhe numri i rasteve ka qenë në rënie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lushingabarbullushi23/05/2020 15:04

Si do ju stresoje ndryshe po se mbylli dhe aty ku njerzit pretendojne per ajer te paster.

Shto koment

Denonco