EMRI/ Doli të mblidhte bimë medicinale në Dibër, mister fati i të riut

EMRI/ Doli të mblidhte bimë medicinale në Dibër, mister fati i të riut

12:31, 23/05/2020
A+ Aa A-

Një 18-vjeçar nga fshati Dypjakë i Dibrës ka humbur kontaktet me familjen e tij prej 5 ditësh. I riu ishte ngjitur në Malin e Korabit për të mbledhur bimë medicinale që do t’i shiste për të siguruar të ardhura ekonomike. Por ai nuk është rikthyer në banesë duke shqetësuar familjarët, raporton BW.

Ata kanë bërë denoncim në polici për zhdukjen e Ardian Palit, ndërsa kanë nisur edhe vetë kërkimet.

I riu mendohet të ketë qenë duke mbledhur lule në nga ana e Maqedonisë së Veriut në vendin e quajtur “Përroi i thellë ” afër Rekës së Epërme, Tanushë.

Familjarët kërkojnë ndihmën e autoriteteve për të kërkuar nga ajri pasi terreni është shumë i madh dhe i vështirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco