Ministria e Shëndetësisë: 8 raste të reja, shkon në 989 numri i të prekurve

Ministria e Shëndetësisë: 8 raste të reja, shkon në 989 numri i të prekurve

11:01, 23/05/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë raporton 8 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. 

5 raste të reja janë konstatuar në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë.

ISHP konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë shëruar 6 persona, ndërsa në spitale gjenden të shtruar 16 persona, 5 prej të cilëve janë në terapi intensive.

DEKLARATA E PLOTE
Dr. Rovena Daja
Instituti i Shëndetit Publik

Ju paraqesim situatën epidemiologjike të Covid19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit. Duke analizuar të dhënat epidemiologjike, numrin e rasteve të reja në 24 orët e fundit, numrin e vdekjeve dhe numrin e personave të hospitalizuar, mund të themi se situata epidemiologjike e Covid19 në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme.

Aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive. Fatmirësisht gjatë 3 javëve të fundit nuk kemi asnjë humbje jetë nga Covid-19 dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. 

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë  989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. 

Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (23 Maj 2020)
Testime totale- 14459
Testime molekulare- 13133
Testime serologjike- 1326
Raste pozitive- 989
Raste të shëruara- 783
Raste aktive- 175
Humbje jete- 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
    
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë-62
Durrës-50
Krujë-27
Shkodër-10
Berat-10
Kamëz-9
Fier-4
Elbasan-1
Mirditë-1
Korçë-1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco