Vdekja e fëmijës nga korenti, Policia: Arrestohen drejtori dhe inxhinieri i bashkisë në Berat Foto nga vendi i ngjarjes

Vdekja e fëmijës nga korenti, Policia: Arrestohen drejtori dhe inxhinieri i bashkisë në Berat

09:07, 23/05/2020
A+ Aa A-

Policia e Shtetit njoftoi se pasi humbi jetën një fëmijë 4 vjeç nga kontakti me rrymën elektrike, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, u ndaluan Drejtori i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane si dhe u proceduan në gjendje të lirë 4 elektricistët e bashkisë. Akuza ndaj tyre është "Shpërdorim detyre",

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lulishten në pedonalen e qytetit Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë bënë ndalimin e shtetasve:

P. I., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Ll. H., 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi i mitur me iniciale A. B., 4 vjeç, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të katërt me detyrë elektricist pranë Bashkisë Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Shpërdorim detyre".

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco