E zuri korenti në park/ Nëna e 4-vjeçarit: Djalin ma vrau bashkia

E zuri korenti në park/ Nëna e 4-vjeçarit: Djalin ma vrau bashkia

17:07, 22/05/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat, ku një 4-vjeçar gjeti vdekjen në park, pasi pati kontakt me korentin.

Nëna e 4-vjeçarit rrëfen për Abc News se kishte dalë me djalin për të lypur, ndërsa preku telin në park dhe vdiq. Ajo kërkon drejtësi, ndërsa thotë se bashkia është përgjegjëse për vdekjen e fëmijës.

“Iku për të lypur, e kapi korenti dhe e gjeta të vdekur djalin. Bashkia të përgjigjet për fëmijën tim. Të marrë masa. Kërkoj ndihmë, të përgjigjet bashkia për djalin që më vranë. Të përgjigjet deri në fund. Unë ndihmë nuk mora asnjëherë”, thotë ajo.

Ndërkohë, edhe gjyshi i djalit që humbi jetën tregon si ndodhi ngjarja. Ai thotë mes të tjerash se asnjëherë nuk kanë marrë ndihmë nga bashkia dhe komuniteti i tyre është lënë në harresë.

“Duke lozur fëmija në lulishte, kapi telin. Na lajmëroi njëri ka vdekur një fëmijë nga ata të romëve. Duam ndihmë, tërë kohën ne romët nuk kemi pasur asnjë lloj ndihme. Pse na e bëni këtë?”, shprehet ai.

Për ngjarjen tragjike ka reaguar edhe Bashkia Berat, ndërsa bën me dije se se ka nisur një inspektim të sinjalistikës rrugore dhe linjave të ndriçimit publik në qytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco