Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar

Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar

12:54, 22/05/2020
A+ Aa A-

Një 31-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën pasditen e së enjtes në komunën e Piemontes në Itali.

Viktima, sipas mediave fqinje, është K.Terniqi.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:00, në një rrugë që lidh Tortona me Pontecurone.

I riu shqiptar jetonte në Rho, Lombardi dhe lëvizte me motor kur u përplas me një makinë.

Dy mjetet udhëtonin në të njëjtin kah të rrugës, kur automjeti që drejtohej nga një vajzë 24-vjeçare u kthye djathtas dhe motori përfundoi poshtë, ndërkohë që po tentonte të parakalonte.

31-vjeçari mësohet se u përplas disa metra larg në rrugë dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco