Mbyllet një fabrikë e tërë në Prizren prej një punëtori me koronavirus

Mbyllet një fabrikë e tërë në Prizren prej një punëtori me koronavirus

11:07, 22/05/2020
A+ Aa A-

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, ka bërë të ditur se kanë marrë vendim që të mbyllin një fabrikë në Prizren, pasi një punëtor i kësaj fabrike ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Nga rastet e para dy ditëve, ku në Prizren ishin 8 persona pozitivë, njëri nga ta ishte punëtor i kësaj fabrike dhe një tjetër, pjesëtar i Policisë së Kosovës.

“Nga tetë rastet e dala pardje, njëri ndër personat ka qenë punëtor i një fabrike dhe u ra dakort edhe me institucionet shëndetësore dhe me pronarët e kësaj fabrike që të mbyllet për një afat të pacaktuar kjo kompani, pasi duhet të testohen të gjitha rastet e kontaktit me këtë person”, tha Shehu, raporton gazeta Expres.

Gjithashtu, Shehu bëri të ditur se janë dezinfektuar objektet e stacionit policorë “Alfa” dhe objekti i zjarrfikësve, pasi një pjesëtar i policisë së Kosovës kishte rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

“Pardje që kanë dalë rastet e reja, është bërë edhe dezinfektimi i stacionit Alfa, pasi njëri nga të inferktuarit është pjesëtar i policisë, pastaj edhe hapësira e objektit të zjarrfikësve u dezinfektua duke qenë se gjenden shumë afër me stacionin “Alfa””, tha Shehu për RTV Dukagjini.

Ai bëri të ditur se në Prizren 101 persona janë gjithsej që kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, 67 prej të cilëve janë shëruar, 2 kanë ndërruar jetë dhe janë 32 raste aktive, pjesa më e madhe e të cilëve janë në shtëpi në gjendje stabile.

“Në Klinikën Infektive të QKUK-së gjenden 3 pacientë, 2 prej të cilëve janë në gjendje stabël, kurse njëri është në një gjendje pak më të rëndë me oksigjenoterapi”, tha Shehu.

Ai ka thënë se është vërejtur një numër më i madh i qytetarëve të cilët dalin duke mos e respektuar orarin dhe pa maska e dorëza mbrojtëse, prandaj edhe bëri apel te të gjithë qytetarët të respektojnë vendimet e marra nga institucionet shëndetësore.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco