Skandal/ Humb jetën 4-vjeçari, bashkia lë zhveshur telat e korrentit

Skandal/ Humb jetën 4-vjeçari, bashkia lë zhveshur telat e korrentit

10:52, 22/05/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit, ku një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën, për shkak se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital pasi ka qenë ende me shenja jete ndërsa në sallën e operacionit, reparti kirurgjisë mësohet se nuk ia ka dalë.

Burime bëjnë me dije, se i mituri me iniciale E.B ka qënë duke luajtur, ndërsa mësohet se ka prekur një prizë, e cila ka qenë me fije të zheshura dhe ka rënë në masë. Ky mendohet si shkaku i goditjes së fëmijës.

Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën, është se ngjarja ka ndodhur në një park publik, ku vazhdimisht janë të pranishëm fëmijë të të gjitha moshave, tek ndriçues që ka vënë Bashkia që në festat e kaluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco