Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ky pallat në Durrës do të shpërthehet me 8 kg eksploziv, banorët e lagjjes njoftohen të ikin nga shtëpitë

Ky pallat në Durrës do të shpërthehet me 8 kg eksploziv, banorët e lagjjes njoftohen të ikin nga shtëpitë

09:15, 22/05/2020
A+ Aa A-

IKMT do të prishë sot në orën 13:00 një pallat 6-katësh në Durrës me shpërthim të kontrolluar. Pallati nr. 10/62 në lagjen 7 të Durrësit u dëmtua rëndë nga tërmeti i nëntorit. Për prishjen e objektit, janë hapur në trupin e tij 350 vrima dhe do të përdoret 8.5 kilogramë lëndë eksplozive C4.

Bashkia e qytetit njoftoi se specialistët e IKMT-së kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa dëm të shpërthimit, megjithatë për arsye sigurie njofton të gjithë banorët e banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati, në një rreze 300 m nga vendi i shpërthimit, që ditën e premte, 22 maj 2020, nga ora 12.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco