Harta e infektimeve me COVID-19, rikthehet sërish Kruja

Harta e infektimeve me COVID-19, rikthehet sërish Kruja

09:16, 21/05/2020

Pas uljes në minimum të rasteve të reja në fillim të javës, ditën e djeshme u rrit përsëri në mënyrë të befasishme numri i të infektuarve me Koronavirus.

Edhe sot, duket se rastet dhe shënimi i vatrave të reja nuk do të mungojnë.

Burime për Syri.net kanë konfirmuar se gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Krujës janë testuar 14 persona dhe 1 prej tyre ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

Mësohet se rasti i ri është një vatër e re.

Gjatë epidemisë Kruja ka qenë vatër e nxehtë e infeksionit. Rastet me të shumta janë shënuar në disa fasoneri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco