SPAK nis hetimet për prishjen e Teatrit, kush është prokurori që merr në dorë dosjen

SPAK nis hetimet për prishjen e Teatrit, kush është prokurori që merr në dorë dosjen

09:08, 21/05/2020

SPAK ka nisur zyrtarisht hetimet lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar me një vendim të dyshimtë nga ana e Bashkisë së Tiranës, e cila sipas disa ekspertëve ka vendosur për një pronë që nuk e ka pasur as të sajën.

Edvin Kondili do të jetë prokurori që do të hetoj kallëzimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në SPAK, i cili zyrtarisht ka nisur hetimet. Prokurori Kondili ka kërkuar sekuestruar dokumentet e vendimit për shembjen e godinës.

Janë dy kallëzime të Aleancës të bëra në SPAK, për të cilat ka filluar hetim i përbashkët. Hetimi sipas burimeve nuk po bëhet për emra konkret, siç e ka cilësuar AMT, por kryesisht për Bashkinë Tiranë.

Pritet të thirren në SPAK persona të përfshirë, gjithashtu edhe inxhinierë që kanë firmosur për shembjen, duke e konsideruar godinën të pavlerë. Po ashtu bëhet me dije se Kondili ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e Bashkisë së Tiranës që është mbajtur për këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kokepalari21/05/2020 11:51

KY KONDILI DO BEJE MREKULLIRA!! asgjé nuk do béjé hiç, njé vrimé né ujé!! Té dalim né rrugé ndryshe nuk ikén ky vagabondi !!Kondilét i ka zgjedhur veté njé pér njé!!

Alb021/05/2020 09:58

Pesimist si gjithnje per drejtesine Shqipetare, SPAKduhet te kishte ndaluar Ramen,Leshin dhe Veliajn diten e aktit barbar te shkaterimit te teatrit sa kohe ceshtja e teatrit ishte ne gjykate kushtetuse ,shkaterimi ka qene banditesk.Shteti demostroi forcen e banditit.Kete e ben banda ne Shqiperine e Rumpalles ku drejtesia ka vdekur me kohe.

Shto koment

Denonco