Nuk ndalet dhuna/ Policët e Lleshit qëllojnë me shpulla qytetarin me duart e lidhura

Nuk ndalet dhuna/ Policët e Lleshit qëllojnë me shpulla qytetarin me duart e lidhura

21:25, 20/05/2020

Teksa po zhvillohej protesta e dytë kombëtare e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e gjithë vëmendja mediatike ishte fokusuar, një ngjarje skandaloze ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, me protagonistë policët e Lleshit.

Një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania një tjetër episod dhune të ndërmarrë nga Policia e Lleshit, e cila duket se ka vendosur të terrorizojë qytetarët.

Siç shihet dhe në video, dy policët godasin me shpulla një drejtues mjeti që kanë ndaluar.

Sipas qytetarit që ka dërguar pamjet, qytetari ishte duke udhëtuar me familjen e tij, por nuk dihen arsyet se pse ai u ndalua.

Në video shihet qartë që ai nuk bën rezistencë ndaj policëve, por pavarësisht kësaj ata e qëllojnë të dy me shpulla, ndërsa më pas e shoqërojnë për në automjetin e policisë.

Ky episod dhune nga Policia e Lleshit vjen pak ditë pasi një adoleshent 15-vjeçar u dhunua barbarisht në zonën pranë Liqenit Artificial në Tiranë, ngjarje e cila u denoncua ekskluzivisht nga JOQ Albania.

Dhuna kafshërore e policëve, të cilët shtrinë me fytyrë në asfalt adoleshentin dhe e goditën me grushta e shpulla ngjalli indinjatë popullore, ndërsa Policia e Shtetit bëri një reagim qesharak duke bërë vetëm pezullimin e njërit prej policëve, ndonëse ishin 5 punonjës policie që e rrahën barbarisht të riun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber23/05/2020 00:40

Dhe ne qofte se neser pasneser del dhe i vret si qen si e meritojne ato police kurkush nuk ka te drejte ti thote pse e bere, e kan kerku vete

alan22/05/2020 09:59

Dhuna nuk justifikohet. Nese shikoni me kujdes videon shtetasi i ndaluar peshtyn. me teper respekt per uniformat qe edhe ata te dine se si te sillen.Sipas mendimit tim te dya veprimet jane te gabuara.

t20/05/2020 21:42

Derri nonat,motrat e grate tuaja o plehra me uniforme

Shto koment

Denonco