Gjendet trupi i pajetë i 24-vjeçarit shqiptar në SHBA

Gjendet trupi i pajetë i 24-vjeçarit shqiptar në SHBA

17:13, 20/05/2020

Gjendet trupi i pajetë i 24-vjeçarit shqiptar,  Arsim Zendeli, i shpallur i zhdukur që prej 7 prillit.

Sipas asaj që raporton Illyriapress, duke cituar burime nga policia lokale, trupi i tij u gjend nga peshkatarët në lumin e Detriot.

Sipas zyrtarëve, të policisë saktësohet se të Shtunën, 16 maj 2020, Departamenti i Policisë Grosse Ile u njoftua se është gjetur një trup në ujrat e lumit në Detroit pranë ishullit Celeron, ndërsa sot Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Wayne konfirmuan identitetin e trupit të pajetë i cili është 24-vjeçari Arsim Zendeli.

Arsim Zendeli ka rezultuar i humbur që nga 7 Prill. Ai u largua nga shtëpia e tij herët në mëngjes në automjetin e tij. Policia tha se automjeti u gjet disa orë më vonë me dëme të vogla në pjesën e përparme në parkingun e Edge Water në Grosse Ile.

Policia dhe anëtarët e familjes për 40 ditë thanë se kanë kontrolluar me helikopter, me patrulllime në ujë dhe kanë përdorur në kërkim dhe ekipe të polumbarve si dhe qentë nuhatës K-9 por pa sukses, deri sa uji vet e nxorri mbi sipërfaqe trupin e pa jet të 24 vjeçarit Arsim Zendeli i cili është shqiptar nga Struga me banim në SHBA

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco