Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

‘Jemi policia’,  vajza e familjes rrëfen momentet e tmerrit: Ishin të maskuar e me kallash

‘Jemi policia’, vajza e familjes rrëfen momentet e tmerrit: Ishin të maskuar e me kallash

12:17, 01/05/2020
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme në banesën e një familje ne Qinam ndodhi një grabitje me armë. Aty është gjendur dhe vajza e tyre e cila kishte ardhur me djalin e vogël.

Ajo ka qenë duke fjetur në një nga dhomat e katit të dytë, kur ka dëgjuar zëra nga dhoma e vëllait.

 E tronditur vajza tregon me detaje momentet e tmerrit

"Dëgjoj tek dhoma e vëllait që thuhet: Policia e shtetit, shtrihu përtokë se kemi ardhur për kontroll. Hap derën e dhomës e shoh vëllanë të shtrirë përtokë, njëri i kishte drejtuar kallashin. tjetri ishte anash. Vëllait i lidhën duart dhe e zbresin në katin e parë ku ishte dhe babi i shtrirë në tokë. Mami zgjohet nga gjumi dhe del tek dera. Ata e marrin e lidhin nga duart dhe e shtrijnë në tokë.

Njëri që ishte më i dobët dhe më i gjatë vjen tek dhoma ime. Nuk më prek sepse unë isha me fëminë e vogël. vetëm qëndron roje. Ishte i maskuar me kapuc e doreza dhe kishte kallash. Një tjetër ushtronte dhunë mbi babin, duke e pyetur: "Ku e ke armën, sepse është bërë denoncim."

Babai thoshte se unë nuk kam armë. Kontrolloni cdo gjë nëse jeni policia. Ai që ishte lart dhe po më ruante mua thërret: Pusho! Mbyllja gojën.

Ai që ishte lart zbret poshtë lidhin babin dhe i mbyllin gojën me izolant.

Ai lart më ruante mua, ndërsa ai poshtë vetëm bërtiste. Në një moment ai që ishte lart i thotë shokut poshtë: Vrite!

Në një moment e mbush përsë dyti fluturojnë fishekët. Unë bërtita dhe djali bërtiste.

I pyeta cfarë kërkoni  se nuk jeni policia.  Ata kanë kontrolluar katin e parë, duke vjedhur paratë, karta identiteti, telefona. kanë vjedhur gati 60 mijë lekë dhe më pas u ngjitën në dhomën lart. " 

Grabitja në banesën e familjes ndodhi mesnatën mes të enjtes dhe të premtes në fshatin Qinam. Autorët, 3 persona të maskuar dhe të armatosur, hynë në shtëpi dhe lidhën pjesëtarët nën kërcënimin e armëve./Syri,net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco