Pazaret e drogës/ Vëllezërit Haxhia u vranë nga banda e Shkozetit

Pazaret e drogës/ Vëllezërit Haxhia u vranë nga banda e Shkozetit

11:43, 01/05/2020
A+ Aa A-

Altin Ndoci, i dënuar më parë për trafik droge është një prej të arrestuarve për vrasjen e vëllezërve Haxhia, por edhe të atentatit të 2 marsit në Durrës. Ai u shoqërua pasditen e djeshme në Tiranë për kundravajtje, teksa shoku i tij, 22- vjeçari K.A, ishte arrestuar dhe madje ka pranuar autorësinë.

Sipas Policisë së Shtetit, këta dy persona ekzekutuan me armë zjarri vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia në 27 prill dhe Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia në datë 2 mars.

Pikërisht 22- vjeçari ka treguar edhe emrat e grupit të vrasësve që çoi dhe në arrestimin e Altin Ndocit.

BalkanWeb raporton se vrasjet kane ardhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës me një grup kriminal.

Vetë vëllezërit Haxhia ishin trafikantë droge të brendshëm, por që sillnin edhe nga jashtë vendit dhe ishin bashkëpunetorë me Dorjan Shkozën dhe Anxhelo Avdian, që u vranë më 2 mars po nga këta persona.

Mësohet se ky grup kriminal nga Shkozeti ka qenë nën vëzhgim nga policia prej ditës së vrasjes dhe mjaftoi 22- vjeçari i arrestuar që të dilnin autorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco