Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

4 vrasjet në Durrës/ Zbardhet emri i autorit, shoku e 'tradhtoi'

4 vrasjet në Durrës/ Zbardhet emri i autorit, shoku e 'tradhtoi'

11:30, 01/05/2020
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka zbardhur detaje nga operacioni ‘Shën Vlashi’ ku janë arrestuar 2 persona për vrasjet e vëllezërve Haxhia pak ditë më parë dhe asaj të 2 marsit po në Durrës.

Veliu thotë se 2 autorët tashmë janë kapur, A.N, 33 vjeç i dënuar për trafik droge më parë si dhe K.A, 22 vjeç.

Altin Ndoci është një nga dy të arrestuarit për vrasjet. Ai u arrestua dje në Tiranë pasdite. Ndoci është personi që qëlloi dy vëllezërit Haxhia, raporton Shqiptarja.com. Ai ndodhet i shoqëruar në policinë e Durrësit dhe javën e ardhshme të dalë para gjykatës.

I arrestuari tjetër është shoku i tij me inicialet K. A. ai dyshohet se ka bashkëpunuar me policinë për të zbardhur krimet në Durrës pasi u arrestua duke treguar edhe shokun

Automjeti i përdorur nga këta persona për atentatin është gjetur në Arapaj, kurse 3 armët e përdorura në një kanal në Shkozet.

Tashmë është zbardhur edhe atentati i 2 marsit ku mbetën të vrarë Anxhelo Avdia, 24 vjeç dhe Dorian Shkoza, 35 vjeç po në Durrës nga të njëjtën persona që vranë edhe vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco