Kthyen banesën në laborator droge, kush janë nënë e bir të arrestuar në Fier. Emrat

Kthyen banesën në laborator droge, kush janë nënë e bir të arrestuar në Fier. Emrat

09:33, 01/05/2020
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i finalizuar sot në Fier ku kanë rënë në pranga 2 persona si dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë pasi kishin kthyer një banesë në funksion të kultivimit të lëndëve narkotike.

Burime policore bwjnw me dije se personat e arrestuar Anxhelo Kapaj 22 vjeç dhe Qamile Kapaj banues në Mbrostar të Fierit të cilët mendohet të jenë nënë e bir.

Ndërkohë u shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorë të tjerë, konkretisht shtetasit A.K., banues në Mbrostar, Fier dhe F.B., 33 vjeç, banues në Kosovë.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kishin përshtatur ambientin e banesës së 53-vjeçarit A.K., me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike. “Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë  të dyshuar Kanabis, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj” bënë me dije Pòlicia.

Blutë e Fierit njoftojnë se u proceduan penalisht tre elektricistë, G.M., E.M. dhe B.Q., banues në Fier. Këta shtetas duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit A.K.

“Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë  të dyshuar Kanábis, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj.

Nga këqyrja në ambientet e jashtme të rrjetit elektrik, është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin e paisjeve, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Në këtë kuadër u proceduan pènalisht tre elektricistë, G.M., E.M. dhe B.Q., banues në Fier. Këta shtetas duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit A.K.”, njofton Policia.A

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco