Kosovë, shtatzëna e saposhëruar nga koronavirusi sjell në jetë foshnjen

Kosovë, shtatzëna e saposhëruar nga koronavirusi sjell në jetë foshnjen

07:18, 01/05/2020
A+ Aa A-

Një grua shtatzënë në Kosovë, e cila ishte e infektuar me koronavirus, ka lindur beben e saj më 30 prill. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili. Ai ka thënë se pacientja është shëruar, duke shtuar se dje për herë të dytë ka rezultuar negative.

Ismaili ka shtuar se edhe foshnja edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Pacientja ka lindur para një ore. Lindja ka qenë normale, prandaj edhe foshnja edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. Pacientja është testuar dje për herë të dytë për koronavirus dhe ka dalë negative. Prandaj mund të themi se ajo ka qenë e shëruar”, ka thënë ai për Kohën.

Ismaili tutje ka shtuar bashkë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë do të konsultohen nëse foshnja do të testohet për koronavirus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco