Donte të vendoste kamera në shtëpinë e tij/ Si ndodhi vrasja ditën e sotme në Vlorë midis krushqve

Donte të vendoste kamera në shtëpinë e tij/ Si ndodhi vrasja ditën e sotme në Vlorë midis krushqve

20:19, 29/04/2020
A+ Aa A-

Qyteti i Vlorës u trondit ditën e sotme , pasi një 60-vjeçar u vra nga krushku i tij. Autori i krimit dhe viktima ishin krushq mes tyre , ndërkohë i dyshuari me iniciale J.L, është shpallur në kërkim.

Mësohet se ata të dy banonin në shtëpi ngjitur me njëra tjetrën në Vlorë dhe kanë pasur më herët konflikte e debate pronësie për toka në fshatin Gorisht.

Sakaq bëhet e ditur se shkak i sherrit që ka përfunduar me vrasje, është bërë fakti që familja e njërit prej tyre, donte të vendoste një kamera e cila për shkak të afërsisë së banesave, do filmonte edhe në shtëpinë e tjetrit.

Kjo ka bërë që debati të degradojë me përdorimin e sendeve të forta, e dëmtimet e shumta i kanë marrë jetën 60-vjeçarit.

Policia e Vlorës në një informacion paraprak sqaronte sot: “Rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari” Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve (fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi B.M., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës. Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pufi30/04/2020 00:50

S'ka koment

Shto koment

Denonco