‘Rapsodin e kisha mik’/ Zbardhet dëshmia e Përdodës në Lezhë

‘Rapsodin e kisha mik’/ Zbardhet dëshmia e Përdodës në Lezhë

14:25, 29/04/2020
A+ Aa A-

Aleksandër Përdodaj ka mohuar para togave të zeza se ka vrarë rapsodin e njohur Kol Murrani dhe mikun e tij Preng Simoni, megjithatë gjykata e kanë lënë në ‘arrest në burg’.

Në dëshminë e tij, Përdoda ka pranuar se ka pasur një konflikt me Preg Simonin, një nga viktimat, 8 muaj më parë, por çështja është zgjidhur e ndërsa me Murranin ka pasur miqësi, që sipas tij nënkupton se nuk ka pasur asnjë motiv për t'i vrarë.

‘S'kam lidhje me vrasjen, kam qene në fshat atë dite sepse kam shtëpi dhe blegtori dhe qëndroj vazhdimisht, por në orën 10 kam zbritur në Lezhë, dhe lajmin e mora vesh në televizor në orën 16:00.

Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen. Kam pasur konflikt me Preng Simoni 8 muaj më parë, por që e kishim zgjidhur, u morëm vesh me njëri tjetrin.

Murranin e kam pasur lidhje miqësore, nuk mund ta beja unë atë krim’, mësohet të ketë thënë Përdoda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco