E reja vdes nga mbidoza, në pranga tre shpërndarës droge

E reja vdes nga mbidoza, në pranga tre shpërndarës droge

13:56, 29/04/2020
A+ Aa A-

Tre shpërndarës droge shqiptarë janë ndaluar nga karabinierët në Romë me akuzën e zotërimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Mbi njërin prej tyre rëndon edhe një akuzë për shkaktim vdekjeje.

Ai akuzohet se i ka shitur një dozë vdekjeprurëse një gruaje të re, e cila vdiq nga mbidoza vitin e kaluar në kryeqytetin italian.

Hetimet që nisën në korrikun e kaluar, një ditë pas vdekjes së 30-vjeçares, në banesën e saj në Monte Mario, kanë hedhur dritë mbi trafikun e kokainës nga një grup shqiptarësh në zonën veriore të Romës.

Falë tyre u mblodhën prova serioze për fajësimin e njërit prej tre të arrestuarve shqiptarë që i shiti dozën gruas.

Më 20 prill u vendos të veprohej me ndalimin e të treve pasi u zbulua se shqiptarët po planifikonin kthimin në Shqipëri dhe gjyqtari vendosi për të tre masën e sigurisë arrest në burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco