Rast tjetër me Covid-19 në Berat, vëllai i 16-vjeçares

Rast tjetër me Covid-19 në Berat, vëllai i 16-vjeçares

13:04, 29/04/2020
A+ Aa A-

Një tjetër rast i prekur me COVID-19 është regjistruar sot në qytetin e Beratit.

Bëhet fjalë për një 13-vjeçar nga fshati Kostren,që rezulton të jetë vëllai i 16-vjeçares M.Sh, që rezultoi e prekur me Covid-19 disa ditë më parë. 13-vjeçari, së bashku me familjarët, i ishte nënshtruar tamponit menjëherë pasi u zbulua se motra e tij ishte e infektuar.

Momentalisht vetëm tamponi i dytë i vëllait të 16-vjeçares ka rezultuar pozitiv,ndërkohë q? priten përgjigjet e tqmponëve të dy prindërve dhe gjyshes së vajzës.

Mësohet se 13-vjeçari nuk ka  shfaqur shenja të sëmundjes, përveç një temperature deri në 38 gradë gjatë dy ditëve të fundit. Prej disa ditësh, punonjësit e bashkisë s? Beratit kanë kryer sistematikisht dezinfektimin e banesës dhe gjithë territorit të fshatit Kostren,ndërkoh? që mjekët epidemiologë kanë kryer gjatë këtyre ditëve edhe hetimet në lidhje me kontaktet e vajzës dhe djalit.

M?sohet se deri tani,mjekët epidemiologë kanë kryer marrjen e tamponëve në 12 persona kontakti me 16-vjeçaren M.Sh,mes tyre edhe 13-vjeçari,testi i të cilit rezultoi sot "pozitiv". Mes të testuarve, që kanë pasur kontakt me vajzën, janë 4 pjesëtarët e familjes, një mjek dhe dy infermiere të Qëndrës Shëndetësore Kostren, dy punonjës të administratës së komunës që i asistonin me ndihma,nj? shitëse dyqani ushqimor dhe shoferi që e transportoi me makinë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Mjekët deklarojnë se po hetohet për gjetjen e kontaktit "zero" që ka kontaktuar v?lla e motër,që nuk lanë lëvizur nga fshati dhe nuk kanë pasur kontakte. Rasti i sotëm e çon në 3 numrin e të prekurve me Covid-19 në rrethin e Beratit, pas rasteve të 44-vjeçares nga fshati Rroshnik dhe 16-vjeçares nga fshati Kostren, ndërkohë që 3 javë më parë u regjistruar edhe rasti i parë në qytetin e Poliçanit, një 79-vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco