Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Vrasja/ Një SMS i nxori vëllezërit në pritë, ja pista e hetimit

Vrasja/ Një SMS i nxori vëllezërit në pritë, ja pista e hetimit

12:19, 29/04/2020
A+ Aa A-

Prishja e pazareve të drogës është pista kryesore ku po heton grupi hetimor për ngjarjen ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia, me origjinë nga Puka dhe banues në Durrës.

Panorama shkruan se hetuesit kanë mbledhur informacione rreth të shkuarës së vëllait të madh (Besmirit), i cili rezulton person i përfshirë në aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike.

Mësohet se disa vite më parë, afro një dekadë, ai ka qenë pjesë e një grupi që merrej me shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike në Itali, ndërsa në vitin 2018 u deportua nga Franca, për shkak se ishte përfshirë sërish në trafikimin e kokainës. Në këto kushte, hetuesit i kanë dhënë përparësi kësaj piste pa neglizhuar edhe pista të tjera që kanë të bëjnë me ndonjë konflikt të freskët të vëllezërve, të cilët zotëronin disa biznese në qytetin e Durrësit.

Ekspertët e kriminalistikës u rikthyen paraditen e djeshme për të rindërtuar edhe një herë dinamikën e atentatit ndaj dy vëllezërve mbi makinën e të cilëve u derdhën mbi 55 plumba kallashnikovi, në vendin e njohur si “Tregu i makinave të përdorura”.

“Nga të dhënat dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, mësuam më shumë rreth dinamikës së atentatit. Vëllezërit janë ndjekur nga një makinë, por u vranë këtu nga dy persona që i kishin zënë pritë teksa qëndronin të fshehur pas makinave që janë parkuar anës rrugës, të favorizuar edhe nga orari, që korrespondon me mbylljen e aktivitetit të këtij tregu të makinave të përdorura. Makina që i ndiqte, ka pritur dy autorët e tjerë që qëlluan nga një distancë fare e afërt, rreth tre-katër metra dhe ndërkohë që ata hipën, u largua me shpejtësi në drejtim të lagjes “Nishtulla”. Sasia e madhe e plumbave është qëlluar në xhamin e parë të makinës, ndërsa një numër po shumë i lartë në xhamin anësor të sediljes së pasme. Kjo pasi vëllezërit qëndronin njëri në timon dhe tjetri në sediljen e pasme, kjo për shkak të masave ndaj COVID-19. Mbi ta u derdhen mbi 55 plumba, që i lanë të vdekur në vend”, thanë ekspertët.

"Njëri prej tyre ka të kaluar të errët jashtë kufijve, çka na bën të mendojmë që përparësi t’i japim pistës të larjes së hesapeve për prishje të pazareve të drogës jashtë vendit, por paralelisht po verifikojmë çdo pistë tjetër të mundshme. Kemi gjetur një sms në telefonin e tyre, që nuk mund ta themi përmbajtjen, dhe dyshojmë se mund të na çojë drejt zbulimit të motivit të këtij atentati”, thanë për gazetën burime nga grupi i hetimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco