Zbardhet deklarata e familjarëve të vëllezërve Haxhia, dyshohet se tre persona morën pjesë në ekzekutim

Zbardhet deklarata e familjarëve të vëllezërve Haxhia, dyshohet se tre persona morën pjesë në ekzekutim

12:16, 29/04/2020
A+ Aa A-

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Deri tani policia nuk ka mundur të bjerë në gjurmë të autorëve.

Familjarët kanë deklaruar për policinë se nuk dinë nëse djemtë kanë pasur ndonjë konflikt apo nëse ndonjë prej djemve ishte përfshirë në ndonjë konflikt apo nëse kanë pasur ndonjë kërcënim. Të afërmit i kanë thënë policisë se vëllezërit “kanë qenë në punë të tyre, merreshin me biznes”. Dy vëllezërit ishin djemtë e vetëm të familjes Haxhia. Tre motrat e tyre janë të martuara. Prindërit e djemve janë lajmëruar nga komshinjtë pasi mediat kishin përcjellë lajmin për vrasjen e tyre.

Dyshohet që tre persona kanë marrë pjesë në ekzekutimin e tyre. Dy prej tyre kanë derdhur dy krehra me fishekë me kallashnikovë me 64 plumba duke e bërë makinën shoshë dhe duke u siguruar që dy vëllezërit mbeten të pajetë.

Policia është në pritje të tabulateve telefonikë të dy vëllezërve me cilët persona kanë kontaktuar së fundi para ekzekutimit. Janë bërë krehje në të gjithë zonën për të gjetur makinën por deri tani nuk ka shenjë të makinës “Toyota” gri. Makina u zhduk pikërisht në vendin ku u ekzekutuan dy persona në fillim të marsit. /bw/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco