455 të shëruar, 33 të shtruar/ Mes tyre edhe 3 ushtarë të KFOR

455 të shëruar, 33 të shtruar/ Mes tyre edhe 3 ushtarë të KFOR

11:19, 29/04/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se mes 27 pacientëve të infektuar me koronavirus që vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor në Spitalin Infektiv në kryeqytet, janë edhe 3 shqiptarë, pjesë e misionit KFOR-it, të cilët janë raste të importuara nga Kosova.

"Gjatë 24 orëve të fundit, 24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 455.

Nga 281 pacientët aktivë me COVID-19 në vendin tonë vetëm 10% po trajtohen në dy spitalet COVID, ndërsa rreth 90% e tyre janë në vetëizolim me simptoma të lehta ose janë pa simptoma dhe monitorohen në mënyrën sistematike nga mjeku i familjes.

Deri tani 30 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në totalin e të shtruarve në spitalin infektiv, ndodhen edhe 3 raste të importuara COVID-19, ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë," deklaroi MSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco