Burg përjetë shqiptarit që vrau vajzën në Greqi

Burg përjetë shqiptarit që vrau vajzën në Greqi

08:45, 29/04/2020
A+ Aa A-

Denohet me burgim të përjetshem nga gjykata e Thesprotisë në Greqi, shqiptari Aleko Petro, 52-vjeç, nga Berati.

Ai akuzohet se në ditët e para të vitit 2019 ka vrarë vajzën e tij Anxhelina Petro, në Korfuz, të cilën më pas e kishte groposur në kopshtin e shtëpisë ku jetonte. Gjithashtu atij ju shtua një dënim prej 30 muajsh për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armes si dhe 1000 euro gjobë. Avokati i tij Vasileos Nulezas tha se do ta apelonte vendimin. Si deshmitare në gjyq u paraqiten i dashuri afgan i Anxhelinës dhe gruaja që e kishte pagezuar atë.

Nëna e vajzës, e cila jeton në Berat, nuk mundi të shkonte në gjyq  për shkak të ndalimit të hyrjes në Greqi nga situata e COVID-19. Linja e mbrojtes se Avokatit Nuleza, u bazua tek nenet 34 dhe 36 te Kodit Penal, me pretendimin se i akuzuari nuk kishte qellim të kryente krimin në gjendje të qetë mendore por me shkak të zëmerimit pas sherrit me vajzën, kishte pësuar tronditje psikike./Syri.net/ImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco