Qëlluan me armë, kush janë dy personat që i bënë rezistencë policisë në Skrapar. Emrat

Qëlluan me armë, kush janë dy personat që i bënë rezistencë policisë në Skrapar. Emrat

08:12, 29/04/2020
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e djeshme në Skrapar.

Policia tha se rreth orës 20:45 minuta, në Skrapar, në lagjen “”5 Shtatori”, në katin e parë të një pallati, dy shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe në drejtim të policisë e më pas janë fshehur në banesë.

Burimet për bëjnë me dije se dy shtetasit që kanë bërë rezistencë ndaj forcave të policisë janë Hasan dhe Hysen Met’hoxha.

Ata janë dorëzuar reth ores 01:30 pas mesnate. Në ndihmë të Policisë vendore u nisën Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup negociator nga RENEA.

Njoftimi i bërë mbrëmë nga Policia e Shtetit:

Rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjjen”5 Shtatori”, në katin e parë të një pallati, shtetasi H. H., rreth 57 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe shtetasi H. H., kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri në këto momente ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Policisë.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco