Plagosja e policit në burgun e Peqinit, ja çfarë njofton policia

Plagosja e policit në burgun e Peqinit, ja çfarë njofton policia

21:41, 28/04/2020
A+ Aa A-

Policia e Peqinit ka dalë në një komunikatë për shtyp në lidhje me ngjarjen e ndodhur në mbrëmje, ku një polic i burgut në këtë qytet është plagosur me armë zjarri, nga të shtëna që dyshohet se kanë ardhur nga jashtë rrethimit.

Peqin/Informacion paraprak

Më datë 28.04.2020, rreth orës 19.40, është  lënduar lehtë dyshohet nga një plumb qorr, shtetasi I.P, 41 vjeç, punonjës i IEVP Peqin,  i cili pas ndihmës së parë mjekësore, ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga Grupi Hetimor.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk janë gjetur asnjë gëzhojë.

Grupi Hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco