Ja kush është polici i plagosur në burgun e Peqinit

Ja kush është polici i plagosur në burgun e Peqinit

21:14, 28/04/2020
A+ Aa A-

Është zbuluar identiteti i policit të burgut të Peqinit i cili u plagos në mbrëmje me armë zjarri. Ai është Idajet Paja, 41 vjeç.

Punonjësi i burgjeve dyshohet se është plagosur nga një e shtënë e cila është qitur nga jashtë rrethimit të burgut.

Paja mësohet se është instructor I qenëve.

Ndërkohë forca të shumta policie kanë rrethuar burgun e Peqinit dhe po kryejnë kontrolle të shumta, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Burimet njoftojnë se dyshohet të ketë qenë një atentat i mirëorganizuar dhe se 41 vjeçari mund të jetë qëlluar gabimisht.

Ndërkohë zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Policisë së Shtetit janë nisur drejt Peqinit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco