Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Shoqërohet në polici autori i dyshuar i plagosjes në Shkodër

Shoqërohet në polici autori i dyshuar i plagosjes në Shkodër

18:27, 28/04/2020
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës bën me dije se ka shoqëruar në polici autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të shtetasit Gëzim Bici në Shkodër, ngjarje e ndodhur këtë pasdite pranë Urës së Bunës.

Shkodër / Informacion paraprak

Shoqërohet në Polici autori i dyshuar i plagosjes me armë të 50 - vjeçarit.

Më datë 28.04.2020, rreth orës 17:10, në afërsi të Urës së Bunës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi G. B., rreth 50 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjeksore

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe ngritën pika kontrolli.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është  bërë i mundur  identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të plagosjes, por për arsye hetimi, për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco