Të reja nga ekzekutimi i 2 vëllezërve: Dy atentorë qëlluan nga një 'Toyota' gri Njeri nga viktimat

Të reja nga ekzekutimi i 2 vëllezërve: Dy atentorë qëlluan nga një 'Toyota' gri

08:38, 28/04/2020
A+ Aa A-

Po avancojmë hetimet për zbulimin e vrasësve të dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia nga Puka pranë tregut të makinave në Shën Vlash të Durrësit, ditën e djeshme, me atentat.

Policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve të zonës dhe ka dyshime se autorët kanë qëlluar mbi ta nga një makinë Toyota ngjyrë gri të errët. Autorët i kanë qëlluar pa pushim nga të gjitha anët dhe viktimat dukej se nuk do të kishin shpëtim nga një sulm i tillë që i ka zënë në befasi. 

Mbi dy vëllezërit në Golfin gri, është qëlluar me breshëri nga dy persona, por ata nuk është mundur të identifikohen nga pamjet e kamerave.

Policia ka shoqëruar rreth 40 persona lidhur me vrasjen, dëshmitarë okularë dhe persona që i njihnin ata.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco