Shkon në 780 numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë

Shkon në 780 numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë

08:42, 28/04/2020
A+ Aa A-

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, tha se në mbrëmjen e 27 prillit janë konfirmuar edhe 17 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 35 pacientë janë shëruar nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Vitia tha se këto rezultate janë shpresëdhënëse, por kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë t’i ndjekin masat kufizuese.

“Akoma nuk ka kaluar rreziku. Ndaj, ju lutem të mos shpërqendrohemi assesi dhe të ecim së bashku në këtë betejë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetën e gjithsecilit”, tha Vitia.

Shifrat u konfirmuan edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, i cili tha se nga 226 mostrat e testuara të hënën, 17 kanë dalë pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, sipas njoftimit të IKSHPK-së.

Në Kosovë, gjithsej 780 persona janë infektuar me koronavirus, 201 janë shëruar dhe 22 kanë humbur jetën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco