U vranë në zonë kanabisi, nipi i viktimës i dënuar me burgim të përjetshëm

U vranë në zonë kanabisi, nipi i viktimës i dënuar me burgim të përjetshëm

22:27, 27/04/2020
A+ Aa A-

Afër vendit të ngjarjes është gjetur një motor i braktisur, që dyshohet se e ka lënë autori apo autorët e krimit të dyfishtë.

Duke qenë se zona është teren shumë i thyer malore e me pyje të dendura, zona është pothuajse e braktisur ndaj autorët e krimit e kanë patur të lehtë të largohen nga vendi i ngjarjes pa u pikasur nga njeri.

Sa i përket pistave të mundëshme që po hetohen jan disa.

Për hakmarrje pasi djali i vëllait të Kol Murranit ne vitin 1997 është akuzuar për 2 vrasje dhe aktualisht vuan dënimin me burg të përjetshëm.

Pistë tjetër e mundëshme është edhe ndonjë konflikt pronësie i njërit nga viktimat, i mbartur apo i çastit.

Objekivi i sulmit mund të ketë qenë njëri nga viktimat por për të humbur gjurmët mund të jetë ekzekutuar edhe tjetri.

Dyshime të forta ka edhe se vrasja mund të ketë qenë edhe ndonjë konflikt i çastit pasi ajo zonë njihet për kultivimin e bimëve narkotike dhe se janë ekzekutuar nga kultivues te cilët mund të kenë përdorur tokat në pronësi te ndonjërit prej viktimave për mbjelljen e bimëve narkotike pasi tani është edhe koha e mbjelljes së tyre.

Sipas burimeve policore pista që po heton policia e Lezhës është ajo për motive pronësie.

Dy viktimat nuk kanë patur precedent të mëparshëm penal.

Për këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona por ende nuk ka asgjè konkrete rreth ndriçimit të kësaj ngjarje të rëndë.

Në Qarkun e Lezhës kohët e fundit ka patur shumë ngjarje me vrasje dhe që ende janë pa autorë, ku më e bujshmja është ajo e vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi në qytetin e Rrëshenit.

Ndër kengët e shumta që ka interpretuar i ndjeri Kol Murrani bie në sy një videoklip ku i ka kënduar miqësisë shqiptaro-italiane duke i falenderuar për mikpritjen e fillimviteve 90-të që u është bërë shqiptarëve./faxweb

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco