Ndalohen nga policia, rrihen me njëri-tjetrin dy aktorët e ‘Portokalli-së’

Ndalohen nga policia, rrihen me njëri-tjetrin dy aktorët e ‘Portokalli-së’

21:55, 27/04/2020
A+ Aa A-

Policia ka ndaluar dy aktorët Ledio Lako dhe Gent Hazizi pasi janë konfrontuar në mënyrë të dhunshme me njëri-tjetrin.

Lajmi konfirmohet nga Revista Who, sipas së cilës, sherri është bërë shkak për ndalimin e dy aktorëve të njohur, që janë shoqëruar menjëherë pas këtij momenti.

Gjithçka ka ndodhur pranë ish-ekspozitës, por motivet mbeten ende të paqarta. Burime nga policia e Tiranës kanë bërë të ditur, se dy aktorët e njohur janë ndaluar, megjithatë do të procedohen në gjendje të lirë.

Nuk e dimë ende se çfarë ka ndodhur mes tyre, por Genti nuk ka lajmëruar sot video-live me një personazh të famshëm të ekranit shqiptar, ashtu siç bën çdo natë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Enri27/04/2020 22:23

Po keta bejne humor me te forte dhe harrojne kur dalin ne rruge!

Shto koment

Denonco