Sot u nisën nga Lezha në vendlindje, dyshimet pse u vra rapsodi dhe miku i tij

Sot u nisën nga Lezha në vendlindje, dyshimet pse u vra rapsodi dhe miku i tij

20:13, 27/04/2020
A+ Aa A-

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në fshatin Lalm i Vjetër në Lezhë, ku u vranë me armë Preng Simoni 55 vjeç dhe Kolë Murrani 58 vjeç, rapsod i njohur në Lezhë.

Gazetari i Neës 24, Elidon Ndreka bën me dije për “BalkanËeb” se rapsodi Murrani dhe miku i tij ishin nisur sot nga Lezha drejt vendlindjes, aty ku kishin edhe shtëpitë e tyre.

Familjarët janë shqetësuar pas disa orësh, pasi nuk po mundnin të komunikonin në telefon me ta. Kjo ka bërë që djali i rapsodit të nisej menjëherë drejt shtëpisë në fshat, aty ku edhe zbuloi trupin e pajetë të të atit dhe mikut të tij.

Sipas të dhënave policore, gazetari konfirmoi se ka dyshime të forta që krimi në Lezhë mund të jetë kryer për motive pronësie.

Ai po ashtu tha se afër vendit të ngjarjes është gjetur një motor i braktisur, që dyshohet se e ka lënë autori i krimit, për shkak të terrenit malor.

Kjo është e disata ngjarje që trondit qytetin e Lezhës, ndërkohë që shumë të tjera kanë mbetur të pazbardhura.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco