Pamje nga vendngjarja/ Ja si ka përfunduar makina e viktimave

Pamje nga vendngjarja/ Ja si ka përfunduar makina e viktimave

18:54, 27/04/2020
A+ Aa A-

Dy vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia janë ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Nishtullës në qytetin e Durrësit, pasditen e sotme.

Mësohet se dy vëllezërit janë me origjinë nga Puka dhe prej kohësh jetojnë në lagjen nr.7 në Spitallë.

Siç raporton gazetari Leonidha Musaj për ABC News, Viktor Haxhia kishte një licensë avokatie, të firmosur nga avokati i njohur dhe profesori Maksim Haxhia.

Ndërkohë, vëllai i Viktorit, Besmiri njihet me nofken Miri i Koles nga Gjegjani Pukes, ka një pikë makinash që i japin me qira dhe një lavazh.

Një nga pistat ku po hetohet për motivin e vrasjes së dy vëllezërve, është ajo e dhënies së makinave me qira që Besmiri kishte.

Nuk dihet nëse viktimat kanë pasur njohje me agresorët e tyre, pasi mësohet se ata e kanë ndaluar vetë makinën por janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga ana e atentatorëve.

Pamje nga vendngjarja:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco