PAMJE EKSKLUZIVE/ Ja vendi ku u ekzekutuan dy viktimat në Lezhë

PAMJE EKSKLUZIVE/ Ja vendi ku u ekzekutuan dy viktimat në Lezhë

18:15, 27/04/2020
A+ Aa A-

Syri.net dhe Syri Tv sjellim pamje ekskluzive nga vendi ku u vranë pak minuta më parë shtetasit Kol Murrani dhe Preng Simoni.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat të thellë në Lezhë dhe sipas asaj që njofton polica, vrasja e dyfishtë ka ndodhur rreth mesditës, ndërsa të dy burrat kishin dalë së bashku për të parë shtëpitë e vjetra.

Një prej viktimave, Kol Murrani:

Image

Ata janë gjetur nga djali i njërit prej tyre, i cili ka dalë t’i kërkojë, pasi asnjëri nuk po përgjigjej në telefon.

Në zonën ku janë gjetur viktimat nuk ka asnjë banor ndërsa janë gjetur gjithashtu një sasi e madhe gëzhojash.

Mbetet ende mister se kush është autori dhe motivet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco