Atentati mafioz me dy të vrarë në Durrës/ Ja çfarë thotë Policia

Atentati mafioz me dy të vrarë në Durrës/ Ja çfarë thotë Policia

17:57, 27/04/2020
A+ Aa A-

Policia e Durrësit reagon me një deklaratë për mediat lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur pak minuta më parë në zonën e njohur si "Tregu i Automjeteve".

Sipas policisë, dy viktimat janë vëllezër, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit brengdetar. 

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur "tregu i makinave" , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta  kanë humbur  jetën  në një mjet  dyshohet   si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit  shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër ) .

Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë  që  në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë  kontrolle të shumta  të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur  Forcat Speciale Renea dhe  Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës. 

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor  i përbërë me Specialistët të  Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen  e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve .

Viktimat:

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco