Situatë e rënduar në burgje/ 22 gra të dyshuara mbahen të distancuara në mensën e burgut

Situatë e rënduar në burgje/ 22 gra të dyshuara mbahen të distancuara në mensën e burgut

16:58, 27/04/2020
A+ Aa A-

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ”Neës24” se në burgun 302 ka dyshime se ka të burgosur me COVID- 19 dhe janë testuar 12 persona në sektorin numër 2 në katin e 2-të që dhe janë izoluar.

Lala thotë se disa nga këto të paraburgosur kanë shfaqur simptoma prandaj kanë lindur dyshimet nga autoritetet.

Prandaj dy mënyrat të cilat mund të ketë hyrë COVID-19 në burgun 302 janë se disa prej të paraburgosurve kanë ndjekur disa seanca kohët e fundit për në Gjykatë, por disa të tjerë janë të ardhur nga burgu 313 aty ku deri tani janë 17 të burgosur të infektuar, njëri në spital pasi është i moshuar me diabet si dhe një punonjës policie i cili po e kalon në shtëpi.

Më tej gazetarja Klodiana Lala raporton dhe një problem që ndodh tek burgu i grave ku disa prej të burgosurave, 22 të dyshuara janë diferencuar në mencë por janë bashkuar me ato të burgosura me probleme mendore që shkaktojnë dhe sherre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco