Vrasja e dyfishtë në Lezhë, çfarë dyshohet të ketë ndodhur me 60 vjeçarët

Vrasja e dyfishtë në Lezhë, çfarë dyshohet të ketë ndodhur me 60 vjeçarët

16:22, 27/04/2020
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur mbi ngjarjen e ndodhur në fshatin Lukaj të Lezhës, ky dy persona janë gjendur të vdekur.

Sipas policisë janë gjendur të vdekur shtetasit P.S dhe K.M, 60 vjeç

Ngjarja ka ndodhur në malësinë e Lezhës në komunën Lalm i vjetër.

Ndërkohë që janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni në lidhje me ngjarjen.

Lezhë/Informacion paraprak

Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të  pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco