Kati i dytë i burgut 313 kthehet në karantinë, ja si u përhap infeksioni gjatë procesit gjyqësor

Kati i dytë i burgut 313 kthehet në karantinë, ja si u përhap infeksioni gjatë procesit gjyqësor

16:04, 27/04/2020
A+ Aa A-

Pas lajmeve për të infektuar në radhët e të burgosurve, duket se organet e shëndetësisë dhe drejtoria e Burgjeve kanë marrë një masë tjetër të fortë për parandalimin e infeksionit brenda qelive. Burime mediatike bëjnë me dije se i gjithë kati i godinës së burgut 302 në Tiranë, tashmë është kthyer në ambjent karantinimi.

Kjo për shkak të numrin të lartë të të burgosurve të infektuar.

Infektimi dyshohet se ka nisur me 23 prill, kohë kur është zhvilluar procesi i dosjes 339, ku është gjykuar Altin Avdylaj, i cili është konfimiar si rast i prekur në burgun 313.

Në seancë mësohet se Avdylaj është takuar me Hekuran Hoxhën (Ronin) dhe më pas ky i fundit është infektuar si dhe e ka transportuar virusin tek shokët e qelisë për të cilët mësohet se janë 7 persona.

Tashmë i gjithë kati i dytë i godinës së burgut 302 është kthyer vetëm në shërbim dhe ambjent për pacientët dhe njëkohësisht të dënuarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco