Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

3 vjeçari rëndë, zbulohet dëshmia e njerkut: Djali me brinjë të thyera ra nga...

3 vjeçari rëndë, zbulohet dëshmia e njerkut: Djali me brinjë të thyera ra nga...

15:05, 27/04/2020
A+ Aa A-

Nëna e djalit tre-vjeçar i cili u dhunua nga bashkëjetuesi i saj tre ditë më parë ka dhënë dëshminë mbi ngjarjen tronditëse të dhunës në familje. Ajo ka treguar se e kishtë lënë djalin me Alfred Kazanxhiun i cili është edhe bashkëjtuesi i saj prej një viti dhe kishte dalë jashtë për të blerë bukë dhe qumësht, ndërkohë që kur është kthyer e gjetur djalin në gjendje të rëndë.

Nëna tregon se bashkëjetuesi i saj i kishte thënë se kishte dëgjuar djalin të rënkonte ndërkohë që ishte në tualet, pasi ky i fundit kishte rënë nga divani.

Në dëshminë e siguruar nga Abc News, ajo thotë se sapo ka hyrë në banesë ka gjetur në mes të dhomës dy bidona me ujë ndërkohë që dera kishte qenë e tërhequr, por jo e mbyllur me çelës, ndërkohë që komshiet e grumbulluara poshtë banesës i kanë thënë që djalin po e mbante Alfredi në krahë.

“Kam dalë nga shtëpia rreth orës 11:00 për të marrë bukë dhe qumësht tek furra në Institutin Bujqësor dhe e lashë fëmijën me Alfredin, i cili është edhe bashkëjetuesi im. Ndërkohë që po bëja pazarin ai më mori në telefon dhe më tha se djali kishte rënë nga divani dhe nuk merrte dhe nuk jepte.

Menjëherë kam shkuar në banesë dhe sa hyra pashë në mes të dhomës ishin dy bidona me ujë dhe dera ishte e tërhequr por jo e mbyllur me çelës, menjëherë zbrita poshtë dhe pashë se para pallatit kishte një grumbull njerëzisht dhe njëra nga komshiet më tha se kisha djalin aty dhe po e mbante Alfredi në krah dhe e mora menjëherë. Djali vetëm rënkonte.

Erdhi ambulanca që e ka njoftuar Alfredi dhe bashkë me djalin shkova në spital. Ai kishte hemoragji dhe mpiksje gjaku në kokë.  Kur e pyeta Alfredin çfarë kishte ndodhur më tha se kishte qenë në banjo dhe kur doli kishte parë se djali ishte shtrirë në dysheme dhe pa ndjenja, ku i kishte hequr bluzën dhe i kishte hedhur ujë në trup pasi ai nuk reagonte”, është shprehur nëna e 3-vjeçarit.

Abcnews raportoi me heret se fqinjët kanë shprehur jashtë kamerave se djalin e kishin parë edhe herë të tjera me shenja.

Trupi gjykues vendosi sot të lërë në burg dhunuesin e të miturit i cili tashmë ndodhet në spitalin e Traumës për shkak të frakturave të rënda që ka pësuar në trup. Kazanxhiu ka mohuar fillimisht autorësinë e ngjarjes, ndërkohë që pastaj ka thënë i pajisur me maskë para trupit gjykues, se ka qenë ai që e ka dhunuar fëmijën e bashkëjtetueses së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco