Vdiq në karantinë në Durrës, flasin të afërmit: Nuk mundëm as të ...

Vdiq në karantinë në Durrës, flasin të afërmit: Nuk mundëm as të ...

14:20, 27/04/2020
A+ Aa A-

Humbi jetën në karantinë në Durrës, pa asnjë ndihmë mjekësore, 60-vjeçari Barjam Luzi është varrosur të Shtunën në fshatin Dyshnik të Beratit, ku edhe jetonte.

‘Vuante prej vitesh nga kanceri. Mbërriti në karantinë në orën 16:00 dhe vdiq pas 12-orësh. Nuk mundëm dot ti hidhnim një grusht dhe’, janë shprehur të afërmit e tij.

Barjam Luzi, 60-vjeçari nga fshati Dyshnik i rrethit të Beratit, gjeti vdekjen në orët e para të së Shtunës në ambientet e karantinës në qytetin e Durrësit, ne hotelin e Sadri Abazit, ku ishte vendosur së bashku me bashkëshorten për të kryer karantinën e detyruar 14-ditore, pas mbërritjes së tij nga Italia.

60-vjeçari mësohet se kishte rreth 3-vjet që kishte shkuar në Itali me bashkëshorten e tij dhe qëndronin tek njëri nga djemtë, pasi ai vuante nga ‘kanceri’ dhe kurohej në shtetin fqinj.

Ditën e Premte, ai ka mbërritur rreth orës 16:00 në aeroportin e Rinasit dhe është dërguar në Durrës për të kryer karantinën e detyruar 14-ditore, së bashku me bashkëshorten e tij.

 Gjendja e rëndë shëndetësore e Luzit, ka bërë që ai të ndërronte jetë brenda ambienteve  të karantinës rreth orës 03:00 të mëngjesit të së Shtunës.

Trupi i pajetë i Barjam Luzit është përcjellë pranë banesës së tij në fshatin Dyshnik në Berat, ku ai është mbajtur vetëm 3-orë dhe është varrosur nën masa të rrepta sigurie, me forca të shumta policore gjatë funeralit dhe i shoqëruar vetëm nga bashkëshortja.

Kryeplaku i fshatit Dyshnik, Besnik Greku pohon se, Barjam Luzi vuante pre vitesh nga sëmundja e rëndë kanceroze dhe pasi vdiq në ambientet e karantinës në Durrës ai është sjellë në fshat e është varrosur 2-orë pasi ka mbërritur aty.

Edhe fqinjët dhe të afërmit e viktimës pohojnë se, Barjami vuante nga kanceri dhe kurohej prej vitesh në Itali. Ata shprehen se, 60-vjeçari vdiq në Durrës, 12-orë pasi kishte mbërritur nga Italia në karantinë, ndërkohë që shprehin keqardhjen se nuk mundën ti hidhnin dot një grusht ‘dhe’ pasi nuk u lejuan as të shkonin në banesën e tij dhe as të merrnin pjesë në funeral.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tani27/04/2020 16:32

Vdese i moshuari ne hotelin e politikanit te PS, ishte me kancer .ok. po PSE nuk vdiq ne itali.?Dmth nuk i eshte dhene ndihme mjekesore, PSE? Sepse duhet te paguajne leket ne hotelin e sadri kurves se PS . I jep RAM kurva leket e shtetit po ashtu paguan dhe popullit leke per te bere karantinen ne hotelet e ketyre pisave.po vjedhin edhe te vdekurit. Por korona do te jete dhe fundi i funderinave.

Maloku27/04/2020 14:36

Gjuha shqipe dihet qe folet toskerisht qe ne kong. Manastirit. Por dhe emrat ti veme toske. Thuhet Bajram dhe jo Barjam. Punesoni te pakten per fare nje gazetar geg. Nuk u lexoj me

Shto koment

Denonco